Feston ditëlindjen, dhuratën e parë Fjoralba e mori në mesnatë nga partneri (FOTO LAJM)

Fjoralba Ponari feston sot ditën e saj të lindjes. Moderatorja bën 27 vjeçe dhe dhuratën e parë e ka marrë nga i dashuri i saj, Françesko. Ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

Dhuratën ajo e ka marrë ne mesnatë dhe duket se e ka pëlqyer shumë.

“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit.

Fjoralba e emocionuar e ka ndarë menjëherë dhuratën me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka treguar se të tilla dhurata janë shumë më të vlefshme për të.

“Dhurata e parë! Dhuratat sentimentale janë më të mirat”, shkruan Fjorlaba përkrah fotos së librit.

Shtuar 25.06.2021 10:15