Festoi ditëlindjen, Stresi zbulon dhuratën super luksoze që i bëri vetes (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, reperi Stresi festoi 35 vjetorin e lindjes. Reperi i famshëm mblodhi në një festë private në Vlorë shumë miq dhe kolegë, për të shënuar këtë ditë të veçantë. Teksa afronte mesnata, reperi priti me një fjalim dhe premierën e këngës së tëij më të re “Coco”.

Në një intervistë për Prive, Stresi ka zbuluar dhe dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë në këtë 35 vjetor. Reperi zbuloi se i ka dhuruar vetes një makinë 112 mijë euro.

“Nuk ndihem 35 vjeç. Këtu janë krejt shoqëria ime që jam rritur me ta, i kam respektuar. 112 euro Audi S8 2020 prej vetes time.“, tha ai.

Ndërkohë, megjithëse Noizy nuk mori pjesë në festë, Stresi la të nënkuptohej se shumë shpejt do të sjellin një këngë bashkë.