Fedez dhe modelja franceze nuk fshihen më! Çifti kalon darkë romantike së bashku

Fedez ka kaluar një mbrëmje romantike së bashku me modelen e re franceze Garance Authiè. Ata kanë vendosur të luajnë me ndjekësit dhe mediat përmes profileve të tyre sociale.

Fansat vunë re duart e një vajze në postimin e Fedez në Instastory, të shkrepur në apartamentin e tij të ri. Vajza në foto kishte të njëjtin manikyr dhe të njëjtat unaza me të cilat Garance shfaqej në një foto në profilin e saj.

Nuk ende si u njohën Fedez dhe Garance, por dyshja janë parë bashkë edhe gjatë ‘Grand Prix’ në Monte Carlo, kështu që tashmë është e qartë se të dy janë çift.


Shtuar 11.06.2024 12:23