“Falënderuese dhe e bekuar”, Dhurata dhe Noizy arrijnë suksesin e madh

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora vijon sukseset e saj. Ndërkohë, teksa karriera e saj sa vjen edhe forcohet, këngëtarja ka vendosur të publikojë një arritje të saj dhe Noizy-t.

Tashmë kënga “Mi Amor” ka arritur të marrë 100 milionë klikime në Youtube.

“100 milionë në një vit”, shkruan Dora.

“Falënderuese dhe e bekuar”, shkruan këngëtarja në një tjetër postim.

 

 

Nga ana tjeter, koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noizy ka treguar se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show” dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro.

 

Shtuar 16.09.2022 22:40