Dua Lipa tregon supersticionet e shqiptarëve: Kur na kruhet hunda…

Pas shprehjeve shqiptare, Dua Lipa ka folur këtë herë për disa nga supersticionet që kanë shqiptarët. Këngëtarja ishte e ftuar në  “Graham Norton Show” ku përmendi krruarjen e hundës apo të veshurat mbrapsht si supersticione.

”Ne kemi supersticione. Kur na krruhet hunda domethënë që do bëhemi me nerva dhe prekim prapanicën që ta ndalojmë këtë të ndodhë”, tha Dua ndërsa të ftuarat qeshën.

”Nëse ke një ngjarje të rëndësishme dhe nuk do të prekesh nga syri i keq duhet të veshësh mbathjet mbrapsht, tregoi Dua duke shkaktuar sërish të qeshura.


Shtuar 25.02.2024 11:59