Don Xhoni në qendër të vëmendjes, pozon pranë Kullës Eiffel me makinën me targa të personalizuara

Nga atje, ai nuk ka hezituar të sjell fotografi e video të ndryshme duke treguar se po kalon një kohë të mirë.

Ai tashmë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes e të krijoj një jetë luksi falë përfitimeve në muzikë.

Xhonatan Isufi (emri i plotë i reperit) së fundmi ka marrë vëmendje me një postim të ri ku shfaqet duke pozuar pranë Kullës Eiffel.

Ylli nga Drenica po ashtu ka vënë në pah makinën e tij të shtrenjtë të markës BMW, të cilën e ka bërë me targa të personalizuara.

“Ramazani më i mirë ndonjëherë”, ka shkruar ai në tjetrin postim të publikuar në InstaStory.