Dalin rezultatet e nominimit shumë të fortë, ja kush del sonte nga BBVA

Rike Roçi dhe Egla Ceno ishin në nominim këto ditë. Ato shkuan automatikisht në një nominim kokë më kokë pas sherrit që ndodhi mes tyre.

Ky mund të quhet një nga nominimet më të forta të këtij Big Brotheri dhe këtë e vërteton edhe sondazhi që Xing publikoi të shtunën. Përqindja e votave ka ndryshuar herë pas here gjatë këtyre tre ditëve, por tani pak orë para spektaklit Egla ka marrë përqindjen më të madhe të votave duke rrezikuar kështu largimin.

Gjithsesi gjithçka mund të ndryshojë deri në mbrëmje. Mbetet të shihet!


Shtuar 19.03.2024 15:56