Bora Zemani heq dorë nga “Festivali i RTSH”, zbulohet kush do ta zëvëndësojë (FOTO LAJM)

Teksa janë zbuluar pjesëmarrësit e këtij viti në “Festivalin e Këngës”, ende nuk janë konfirmuar moderatorët për të cilët flitet shumë në media. Disa javë më parë “Kryefjala.com” zbuloi emrat e tyre mes të cilëve Ardit Gjebra, Bora Zemani, Jonida Maliqi, Kelvi Kadilli dhe Isli Islami.

Mirëpo, e njëjta media shkruan së fundmi se Bora është tërhequr nga moderimi i Festivit, duke mos e parë të denjë për karrierën e saj. Sakaq, raportohet se në skenë tashmë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu. Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se ka ardhur momenti të rikthehet sërish.

Vlen të theksohet se asnjë nga emrat e sipërpërmendur nuk kanë konfirmuar apo mohuar asnjë lajm që ka qarkulluar në media. Ku i dihet deri ditën e fundit çfarë surprize do ketë.