Studimi: Omicron ka shkallë tre herë më të lartë të ri-infektimit se variantet e mëparshme të Covid

Një studim i ri i kryer në Afrikën e Jugut ka arritur në konkluzionin se varianti i ri i Covid, Omicron, ka shkallë tre herë më të lartë të ri-infektimit se variantet e tjera.

Sipas shkencëtarëve, përhapja e shpejtë e Omicon është edhe për shkak se prek kryesisht njerëzit që e kanë marrë koronavirusin më herët.

Epidemiologët e Afrikës së Jugut në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme, raportojnë se ndryshe nga varianti Beta dhe Delta, Omicron tregon potencial të rëndësishëm për shmangien e imunitetit natyror pas një infeksioni të mëparshëm.

Ndërkaq në pamje të parë vaksinat ekzistuese duket se vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër variantit të ri të COVID-19.

Nga rezultatet paraprake rreziku i ri-infeksionit të Omicron u vlerësua të jetë të paktën 2.4 herë më i lartë./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 11:01