Beniada surprizohet nga një videomesazh (VIDEO)

Mbrëmë banorët janë informuar se Big Brother Albania VIP do të zgjatet deri në fund të shkurtit.

Kjo disa nga banorët i ka frikësuar ndërsa disa të tjerë e kanë marrë me sportivitet.

Të gjithë finalistët do të marrin nga 100 mijë euro.

Beniada është surprizuar sot nga një videomesazh nga i ati, i cili i ka kërkuar që mos të mendojë por vetëm të vazhdojë të luaj.

Ky videomesazh ka emocionuar atë aq shumë e cila është prekur teksa e ka parë atë në ekran.

Banorët kohë pas kohe do të surprizohen nga familjarët e tyre me videomesazhe.


Shtuar 2.01.2022 21:16

Tags: