Bella Hadid është rikthyer në qendër të vëmendjes së ndjekësve pas publikimit të fotografive të saj më të reja në rrjetet sociale.
Modelja 29-vjeçare ndau në Instagram disa momente nga një aventurë në natyrë, ku shihet e veshur me të bardha dhe e shtrirë mbi shkëmbinj në afërsi të një lumi.
Të lidhura
None found
Në njërën prej fotografive, Hadid shfaqet me të brendshme dhe një bluzë të lagur. Imazhe të tjera e paraqesin atë në shoqërinë e mikeve, ndërsa eksplorojnë pyllin dhe hapësirën përreth.
Vëmendje të veçantë mes ndjekësve ka marrë momenti kur modelja dhe shoqet e saj shihen duke hyrë në ujë pa rroba.
“Vetëm vajza”, shkroi Bella Hadid krahas postimit me fotografitë nga aventura e saj në natyrë.
