Aurela Gaçe i nxjerr sekretin Eli Farës, zbulon pasionin e këngëtares: Është gangstere (FOTO LAJM)

Diva e muzikës, Aurela Gaçe ka zbuluar se i ka shumë frikë sportet e ekstreme. Madje, mikja e saj më e ngushtë, Eli Fara është krejt e kundërta.

Sipas Aurelës, Eli megjithëse është një natyrë e urtë, ka shumë dëshirë shpejtësinë në makinë.

“Unë sportet ekstreme nuk i dua, kur shoh njerëz që hidhen nga lartësitë apo me trena të shpejtë unë nuk i dua, më pushon zemra, nuk i dua.

Për shembull në makinë jam shumë e qetë eci shumë avash. E kundërta kam mikeshën time të ngushtë Eli Farën, është aq e qetë por në makinë është gangster.

Edhe Skerdi është shumë i qetë ama në makinë i them ‘të lutem ule shpejtësinë’”, tha këngëtarja në “Goca e Gra”.

Kujtojmë që një muaj më parë, Aurela dhe Eli publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Babai im”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.