“Kanë dy dekada që presin”, Scholz: Përpjekjet e shumta që Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndërmarrë duhet të çojnë në pranimin e tyre

Pak para nisjes së Samitit të BE, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se vendet e Ballkanit Pereëndimot duhet të kenë një mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi sipas tij kanë punuar shumë në këto vite për të përmbushur kushtet për hyrjen në këtë bllok.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve përpara një takimi të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi./albeu.com