Arta Nitaj e zbulon më në fund! Çfarë i tha në vesh Butrint Imerit

“Phantom” e Butrint Imerit rezultoi një sukses i vërtetë dhe u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtarit. Pjesë e klipit të këngës u bë modelja seksi, Arta Nitaj, që sigurisht rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Por një nga skenat që bëri më shumë bujë e që shpejt u kthye edhe në meme është çasti kur Arta i afrohet Butrintit dhe i thotë diçka në vesh.

Të gjithë fansat e Butrintit u bënë kuriozë të dinin se çfarë i ka thënë modelja dhe sot ajo i ka dhënë fund dilemës. E ftuar në emisionin “Rudina”, Arta tha se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani me shaka e ka pyetur “A po m’i bën letrat?”. Me siguri askujt prej fansave të Butrintit nuk do i ketë shkuar në mendje diçka e tillë.

“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh).”, tregoi Arta.

Ndër të tjera ajo tha se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë në videoklipe, por duke qenë se Butrintin e ka shok shumë të mirë, nuk mund ta refuzonte ftesën.


Shtuar 19.03.2021 11:57