Andi dhe Melisa ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Përputhen Prime”, ku zbuluan të reja rreth marrëdhënies së tyre. Melisa tregoi se Andi është shumë xheloz, por nuk e shpreh.
Në bisedën e tyre ndërhyri dhe Ana Lleshi, e cila është tashmë konkurrente në program. Ajo tha se Andi nuk e lë Melisën as të dalë me shoqe.
Andi tha: Unë ku ta gjej të dalë kjo se s’më le të dal me çunat
Ndërhyri Ana dhe tregoi: Andi e lë të dalë, Melisa lyhet pispilloset dhe pa ardhur ushqimi në tavolinë, kjo të çohet të ikën nga tavolina se po vjen Andi ta marrë.
Andi i drejtohet Anës: Po sa herë të kam thënë shyqyr, merre dhe herë të tjera
Ana: Ma thuaj një herë që e ke lënë ta hajë atë darkë. Asnjëherë
Andi: Kur dal unë nga shtëpia, vë një kapele në kokë, një palë tuta, një palë atlete kurse kjo del me taka.
Melisa: Unë dal me taka? Joo për Zotin. Unë e shpreh më shumë xhelozinë, por ky është më shumë xheloz.