Albërie Hadërgjonaj prezanton për herë të parë të vëllain dhe bëhet fjalë për politikanin e njohur

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj së fundmi ka ndarë një foto familjare, duke na prezantuar për herë të parë me vëllain e saj. Në fakt, ai është një politikan i njohur dhe është kryetar i Deçanit.

Përmes një publikimi në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, këngëtarja ka ndarë një imazh bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn derisa ka shkruar i ka bërë një vizitë dhe i është referuar si vëlla.

“Sot me vllain tim kryetarin e Komunës së Deçanit, mora shumë dashuri dhe informacion për ndryshimet e mëdha në qytet. Jemi shumë krenar me ty, faleminderit për punën e palodhshme! Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Shtuar 14.06.2021 16:45