Ish-konkurrenti i PërPuthen, Bruno Shemsho është përfshirë në një aksident.
Ai tha për “Shqipëria live” se ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa në foto duken makinat të dëmtuara rëndë.
“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan. Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël,” – tregoi ai.
Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur dëme në njerëz dhe Bruno konfirmoi se është shumë mirë.
Më tej, ai foli për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se të martën mbushën një muaj që nga dita kur dolën çift nga “PërPuthen”.