Ajo 62 dhe ai 25 vjeç, çifti i famshëm me 37 vite diferencë rrëfen historinë e dashurisë: Zemra nuk njeh moshë

Kanë 37 vite diference megjithatë kjo nuk i ka penguar ata që të jetojnë dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për çiftin amerikan, Cheryl dhe Quran McCain, 62 dhe 25 vjeç, të cilët kanë thyer barrierat. Në një intervistë me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se si janë njohur me njëri-tjetrin.

“Na pëlqen të kërcejmë dhe unë e bëra hapin e parë. Kërkova të dalim, mendova se ishte fantastike. Thashë ok, dua të dalim dhe më tha se mendoj se duhet të qëndrojmë mirë. I thashë dua të jemi më shumë se miq. Rezistoi në fillim.”, tha ai duke shtuar se ishte dashuri me shikim të parë për të.

“Ai është një person shumë i mirë, i mrekullueshëm dhe asnjëherë nuk kam takuar dikë si ai. U dashurova me të se është vetvetja, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe vazhdojmë të dashurohemi çdo ditë. Është e mrekullueshme.“, tha 62 vjeçarja gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa.

25 vjeçari shtoi se ajo që e bëri për vete ishte mirësia dhe bujaria e 62 vjeçares. Çifti, të cilët kanë tashmë një vit që janë martuar, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata do të mirëpresin fëmijën përmes një nëne surrogate. Mes të tjerash, ato folën dhe për një fondacion që duan të hapin.

“Deri më tani po planifikojmë të marrim një shtëpi. Duam të kemi një të madhe. Dua të përfundoj gjithçka brenda dy vitesh. Dua që të krijojmë një platformë ku njerëzit që bulizohen të shkojnë aty. Ata që kanë vetëbesim të ulët. Ne iu kemi thënë të gjithëve se pavarësisht gjithçkaje vazhdoni dhe ecni përpar. Duam të nisim një fondacion të tillë për ata që janë të bulizuar.”, tha 25 vjeçari.