A i dinë më parë rastet tek “Shihemi në Gjyq”? Eni Çobani: Arditi është qershia mbi tortë!

“Vajza ofendon dhe tenton të rrah nënën e saj”, “Dhëndri kërcënon vjerin”, “Gruaja bën për një lek burrin”, histori si këto e shumë të tjera të familjeve shqiptare emisioni “Shihemi në gjyq” ka mundësuar që t’i mësojë një popull i tërë.

Por jo rrallëherë është vënë në dyshim se këto janë histori të inskenuara dhe në studio qytetarët marrin rolin e aktorëve.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Eni Çobani ka treguar edhe për eksperiencën që ka patur për 11 vite me radhë me Ardit Gjebrean të cilin e konsideron si qershia mbi tortë. Madje ajo shprehet se misionin e saj nuk e ndan dot prej Arditit i cili është një ndihmesë e madhe për të. Eni ka theksuar gjithashtu se Arditi është i panjohur me histijnë tek “Shihemi në Gjyq” dhe zbulon gjithçka gjatë zhvillimit të seancës, pra është njësoj si publiku.

Eni Çobani: Mungon vetëm licenca, së shpejti mund të futet në provim të marrë licencën e ndërmjetësimit. Ia kam thënë ndonjëherë dhe me shaka, por është e vërtetë kështu, sepse unë gjithë misionin tim nuk e ndaj dot prej tij, domethënë ai është qershia mbi tortë. Më duket ndonjëherë që atë zbutjen finale e bën Arditi sepse unë i qëndroj një çikë ligjit, i qëndroj atyre pjesëve takuese, ndoshta dhe ndonjëherë i drejtohem dikujt që më duket se po luan me palën tjetër dhe jam deri diku pak strikte, ndërkohë që Arditi mundohet që deri diku t’i zbusë, t’i kënaqë dhe që realisht ne jemi një peshore shumë e mirë me njëri-tjetrin. Është shumë e natyrshme, Arditi nuk di gjë fare për atë që vjen. Arditi e ka përsëritur disa herë, por ndoshta është momenti për ta thënë, Arditi është spektatori dhe ndonjëherë pyetjet që ai bën janë aq të natyrshme sepse i bën si ai njeri që nuk di gjë. Prezantohet me palët, me emrat, nga vijnë, por nuk di realisht se për çfarë flitet. Kështu që mua më ndihmon se deri diku kuptoj që sa e vërtetë përcillet tek njerëzit kjo gjë dhe Arditi është realisht një nga ata. Arditi bën vërtet atë balancën që kështu 12 vjet pa u ndarë është një eksperiencë e jashtëzakonshme.


Shtuar 4.02.2023 13:28