Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11 qershor – 19 korrik), pasi trajneri Roberto Martinez e përfshiu 41-vjeçarin në skuadër.
Ish-ylli i Real Madridit, Juventusit dhe Manchester United, tani pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, do të luajë për herë të gjashtë në një Kupë Bote. Ronaldo është golashënuesi më i mirë i ‘luzitanëve’ me 143 gola, ndërsa si ai dhe si Portugalia nuk e kanë fituar këtë trofe. Ronaldo mund të ketë kundërshtar në këtë event edhe Messin, pasi ‘Pleshti’ do të udhëheqë Argjentinën po për herën e gjashtë në një Botëror, me ‘Albicelesten’ që janë kampion në fuqi pas triumfit në Katar 2022.
Të lidhura
None found
Portugalia do të garojë për kalimin në fazën me eliminim direkt kundër Uzbekistanit, Republikës Demokratike të Kongos dhe Kolumbisë. Martinez ka vendosur të ftojë 27 futbollistë në Kupën e Botës, ku në fund njëri duhet të mbetet jashtë listës.
Lista e Portugalisë:
Portierët: Diogo Costa (Porto), Jose Sa (Wolves), Rui Silva (Sporting), Ricardo Velho (Genclerbirligi).
Mbrojtësit: Diogo Dalot (Manchester United), Matheus Nunes (Manchester City), Nelson Semedo (Wolves), Joao Cancelo (Barcelona), Nuno Mendes (PSG), Goncalo Inacio (Sporting), Renato Veiga (Villarreal), Ruben Dias (Manchester City).
Mesfushorët: Ruben Neves (Al-Hilal), Samuel Costa (Mallorca), Joao Neves (PSG), Vitinha (PSG), Bruno Fernandes (Manchester United), Bernardo Silva (Manchester City).
Sulmuesit: Joao Felix (Al-Nassr), Trincao (Sporting), Francisco Conceicao (Juventus), Pedro Neto (Chelsea), Rafael Leao (AC Milan), Goncalo Guedes (Real Sociedad), Goncalo Ramos (PSG), Cristiano Ronaldos (Al Nassr).
