Nicholas Sparks përzgjedh një këngë shqiptare për dokumentarin e ri (VIDEO)

Vëllezërit, Endri dhe Stefi Prifti kanë dhënë së fundmi një intervistë ku kanë zbuluar një detaj mjaft interesant për këngën “Triumfi i jetës”. Dy artistët theksuan se kënga është vlerësuar nga novelisti dhe skenaristi amerikan, Nicholas Sparks për dokumentarin më të ri.

“Në rrethana të caktuara këtë këngë e ka dëgjuar Nicholas Sparks dhe ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për muzikalitetin dhe interpretimin. Ai po bën një dokumentar për pandeminë dhe siç na është thënë ka mundësi të jetë një nga kolonat zanore.”, tha Stefi.

Librat e Sparks janë vlerësuar në të gjithë botën. Disa nga veprat janë publikuar dhe si filma, përfshirë Ditari (“The Notebook”), Mesazh në Shishe (“Message in a Bottle”), Një Shëtitje e Paharrueshme (“A Walk to Remember”), dhe Netë në Rodanthe (“Nights in Rodanth”).