Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Fier-Roskovec, pranë fshatit Kumam.
Bëhet me dije se një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari.
Të lidhura
None found
Raportohet se si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të liruar trafikun.
