Sot shkëlqen në Big Brother, a do ta njihni Beatrix Ramosajn para ndërhyrjeve estetike? (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj këngëtarja shumë simpatike nga Kosova është kthyer në kryefjalën e mediave rozë falë përfshirjes së saj në Big Brother VIP dhe lidhjes romantike që ka nisur me Donald Veshaj.

Lidhja e tyre, e shumë komentuar ka luhatur shumë jetët e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por sërish asnjë kritikë nuk po i pengon dy të rinjtë të jenë bashkë.

Brenda Big Brother VIP Beatrix është padyshim një ndër vajzat më tërheqëse dhe më joshese e cila arriti t’i tërheqë menjëherë vëmendjen Donaldit pavarësisht historisë së pambyllur me Bora Zemanin.

Por si dukej Beatrix Ramosaj, vitë më parë kur ajo nuk kishte kryer asnjë ndërhyrje estetikë në fytyrë apo trup?

Padyshim që shumë ndryshe nga sot, pavarësisht se ajo ka ditur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pamjen joshëse.

Rikujtojmë se vetëm pak javë më parë kur ajo u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tregoi hapur mbi operacionet që ka kryer duke mos treguar shenja pendese apo pishmani. /albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 11:39