Në një intervistë në një studio televizve këngëtarja dhe njëherazi ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Xheisara Frisku, ka zbuluar emocionet e një shtatzënie të dytë, ende pa mbushur 1 vjeç vajza e saj e parë.
“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, u shpreh Xheisara gjatë intervistës.
Të lidhura
None found
Më tej, këngëtarja shtoi se ndihet keq për vajzën e saj të parë, sepse do të donte t’i jepte vëmendjen maksimale, dhe nuk harroi të falenderojë publikisht bashkëshortin për gjithçka i ka dhënë familjes së tyre me përkushtim.
