Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin e Jashtëm. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00, në ambientet e Senatit amerikan (SD-419), ku Wendt do të japë dëshminë e tij dhe do tu përgjigjet pyetjeve të senatorëve lidhur me përvojën dhe prioritetet e tij diplomatike.
Eric Wendt vjen në këtë nominim me një karrierë të gjatë ushtarake prej më shumë se 34 vitesh shërbim aktiv në ushtrinë amerikane. Wendt aktualisht shërben si Profesor i Praktikës, ku jep mësim në fushën e Komandës dhe Lidershipit në Naval Postgraduate School (NPS). Gjatë kohës që ishte në shërbim aktiv me uniformë si gjeneral me tre yje, ai ka qenë i dislokuar në Evropë dhe ka shërbyer si Komandant i Selisë së Operacioneve Speciale të NATO-s.
Të lidhura
None found
Ai ka komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për NATO-n (përfshirë edhe njësitë shqiptare të operacioneve speciale) dhe ka punuar në Shqipëri me drejtues të mbrojtjes dhe efektivë ushtarakë. Më herët, ka shërbyer për një vit në Afganistan si Zëvendëskomandant Rajonal, detyrë që përfshinte edhe mbikëqyrjen e trupave nga Shqipëria.
