VLEN cakton Shasivarin, Feratin dhe Sulejmanin në drejtimin e tre ministrive të reja

Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it, të zhvilluar sonte, është vendosur që përfaqësimi i saj në Qeveri t’u besohet figurave që, sipas vendimit të marrë, sjellin energji të re, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Për postin e ministrit të Drejtësisë është propozuar profesori universitar Jeton Shasivari. Ndërkaq, për ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është propozuar Agon Ferati, ndërsa Sedat Sulejmani është propozuar për ministër të Kulturës dhe Turizmit.

Të lidhura

None found

Në kabinetin e ri qeveritar, detyrat e tyre do të vazhdojnë t’i ushtrojnë Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si edhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

VLEN thekson se mbetet e palëkundur në rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro profesionale dhe një qasje të përgjegjshme në qeverisje.

Me këtë përbërje, VLEN rithekson angazhimin e saj për reforma, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve.


Shtuar 2.07.2026 14:26