VLEN: Anëtarësimi në Korridorin Vertikal forcon sigurinë dhe pavarësinë energjetike të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut është përfshirë zyrtarisht në Korridorin Vertikal të gazifikimit, bëri të ditur sot partia VLEN. Memorandumi për këtë anëtarësim u nënshkrua në Selanik nga drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, pjesëmarrja në këtë korridor i krijon vendit mundësi për të zgjeruar burimet e furnizimit me gaz dhe për të shmangur varësinë nga një burim ose një rrugë e vetme. Partia vlerëson se kjo marrëveshje njëkohësisht rrit rolin e Maqedonisë së Veriut në sistemin energjetik të rajonit.

VLEN thekson se kriza energjetike e viteve të fundit ka nxjerrë në pah nevojën për të pasur burime dhe korridore të ndryshme furnizimi. Në këtë kuadër, hapja e kanaleve të reja shihet si e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për sigurinë energjetike të vendit.

Partia ka vlerësuar punën e drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, si dhe të gjithë ekipit të kompanisë. Sipas komunikatës, marrëveshja është arritur pas një procesi disa-mujor negociatash dhe bashkërendimi me partnerët rajonalë.


Shtuar 5.09.2026 11:21

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis