Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest ne shtepi’ ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Vlora Hyseni, ka dalë nga ambientet e GJKKO-së ndërsa ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment për mediat.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve te SPAK, Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara.
“Teksa u pyet a i ka fikur radarë për llogari të Ergys Agasit dhe a ka dhënë informacione, por veçse zgjodhi në hyrje të baltoste gazetarët, në dalje pas u përball me faktet zgjodhi të kyçte gojën”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Dy ditë më parë, Hyseni u vu ne masen arrest shtepie në kuadër të hetimeve lidhur me dosjen “AKSHI”, teksa iu gjetën mesazhe kompromentuese me biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar një muaj më parë.
Hyseni dyshohet për shpërdorim detyre, teksa ajo u vu në krye të SHISH 3 vite më parë dhe u shkarkua menjëherë nga kryeministri Rama dy ditë më parë, pas hetimeve të SPAK.
Shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi në mënyrë të paprecedentë gazetaren Klodiana Lala. Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.
Nga ana e saj, gazetarja komentoi në lidhje live më pas duke thënë: “Vlora Hyseni, do duhet të sqarohet se ishte një akuzë shumë e fortë dhe një shantazh”.
