Tetëvjeçari goditet nga automjeti në Shtip, drejtuesi largohet pas aksidentit

Një fëmijë tetë vjeç u përplas nga një automjet te vendkalimi i këmbësorëve pranë Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Shtip, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Të lidhura

None found

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 18:30, në momentin kur fëmija po kalonte në vijat e bardha përpara shkollës.

Pas përplasjes, shoferi nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të miturit dhe u largua.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se automjeti kishte targa të Kumanovës.

Ngjarja është denoncuar në polici, ndërsa fëmija i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip për trajtim mjekësor. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për identitetin e drejtuesit.


Shtuar më 18.10.2026 12:28