Të premten dhe të shtunën priten takime me VLEN dhe ZNAM, në fokus ristrukturimi i Qeverisë

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se për të premten dhe të shtunën janë caktuar takime me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM, ku pritet të shqyrtohet ristrukturimi i paralajmëruar i qeverisë.

Duke iu përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se bashkëpunimi mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it vijon i pandryshuar.

Të lidhura

None found

“Takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM janë planifikuar për të premten dhe të shtunën. Ndryshe, tani nuk po përballemi me zgjedhje, tani jemi në gjysmën e dytë të mandatit, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të drejtë dhe miqësor me VLEN-in. Pres të vazhdojmë në atë drejtim. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë, pas zgjedhjeve në vitin 2024, pasuan zgjedhjet lokale ku fituan bindshëm në 10 komuna, kështu që nuk shoh asnjë pengesë në këtë moment që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë”, theksoi Mickoski.

Një ditë më parë, VLEN zhvilloi Kuvendin themelues, me të cilin formalizoi bashkimin e koalicionit në një parti të vetme./Telegrafi/


MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş