Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari priti në një takim ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, ku u riafirmua angazhimi i shtetit për një ritëm të ri në procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë tek fusha e drejtësisë.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, palët shqyrtuan progresin e reformave në sektorin gjyqësor, konsolidimin e shtetit ligjor dhe përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat Themelore”.
Ministri Shasivari nënvizoi vendosmërinë e Ministrisë për të ndjekur rekomandimet e Komisionit Evropian, ndërsa u theksua kontributi i Bashkimit Evropian nëpërmjet instrumenteve IPA për fuqizimin dhe modernizimin digjital të sistemit të drejtësisë. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për vijimin e partneritetit me synim thellimin e reformave në përputhje me standardet e BE-së.
