Sulejmani për zgjedhjet në Bërvenicë: BDI përdori tema kombëtare, politikat e VLEN-it i siguruan një komunë më shumë

Driton Sulejmani, përfaqësues i koalicionit VLEN, komentoi në emisionin “Debat në Shenja” zhvillimet politike pas zgjedhjeve në Bërvenicë. Ai tha se qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe se, në këtë rast, fituese ka dalë demografia.

Sipas Sulejmanit, rezultatit nuk duhet t’i jepen kuptime të tjera politike. Ai vuri në dukje se gjatë fushatës u ngritën çështje që nuk lidhen me qeverisjen lokale.

Të lidhura

None found

Në këtë kontekst, Sulejmani kritikoi BDI-në për përfshirjen e temave kombëtare në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë si manipulim politik. Sipas tij, çështje të tilla u përkasin zgjedhjeve parlamentare, jo atyre lokale.

Ai iu përgjigj edhe akuzave se VLEN-i ka vepruar në mënyrë destruktive. Sulejmani tha se, falë politikave konstruktive të koalicionit, BDI sot ka një komunë më shumë, ndaj i cilësoi të pabaza akuzat për destruktivitet.

Duke folur për periudhën pas zgjedhjeve lokale 2025, ai tha se Haqim Ramadani, ndryshe nga Arkin Jahiu, ka hequr dorë nga simbolet partiake. Sulejmani shtoi se kandidati i VLEN-it ka shkuar ta urojë dhe t’i ofrojë mbështetje.

Sa u përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, Sulejmani vlerësoi se ato mund të jenë pjesë e folklorit para dhe pas zgjedhjeve. Ai theksoi se Qeveria nuk është formuar për një komunë të vetme dhe se zhvillimet lokale nuk i cenojnë marrëdhëniet mes partnerëve qeveritarë.


Shtuar më 5.11.2026 22:07

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş