Këtë pasdite, rajonet e Shtipit dhe Gjevgjelisë u përfshinë nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje intensive shiu, bubullima, erëra të fuqishme dhe breshër.
Sipas të dhënave për paqëndrueshmërinë atmosferike, kjo situatë është regjistruar në orën 17:10, ndërsa stuhia më pas ka vazhduar lëvizjen gradualisht drejt pjesës juglindore të vendit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe erë janë regjistruar edhe në hapësirën mes Negotinës dhe Demir Kapisë.
DPHM bën të ditur se moti i paqëndrueshëm vazhdon të ndikojë në zonat qendrore dhe verilindore të vendit, ndërsa kushtet atmosferike mbeten nën vëzhgim.
