Siljanovska-Davkova: Maqedonia ka përballuar barrë të paprecedentë në rrugën drejt BE-së, ndryshoi flamurin, emrin kushtetues dhe Kushtetutën

Gjatë fjalimit në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg, në panelin me temën “A është Evropa (ende) një lojtar global?”, presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi se asnjë shtet tjetër evropian që ka ndjekur rrugën e integrimit nuk është përballur me një barrë të ngjashme me atë të Maqedonisë.

Të lidhura

None found

“Në procesin tonë të integrimit evropian, kemi përballuar një barrë që nuk e ka mbajtur asnjë vend tjetër evropian: ndryshuam flamurin shtetëror, emrin kushtetues dhe miratuam 36 amendamente kushtetuese, pjesa më e madhe e të cilave u diktuan nga jashtë”, u shpreh Siljanovska-Davkova.

Presidentja theksoi se në fjalën e saj trajtoi të ardhmen e projektit evropian, sfidat strategjike që rëndojnë mbi Bashkimin Evropian dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, një proces ku BE-ja ka kontroll të plotë dhe kompetencë vendimmarrëse.

Duke vlerësuar ecurinë e vendit drejt BE-së, ajo tha se nga 35 vjet pavarësi, Maqedonia ka kaluar 21 vjet si kandidate për anëtarësim. Sipas saj, vendi ka marrë 17 raporte pozitive për hapjen e negociatave, ka arritur një nivel të lartë përafrimi me legjislacionin evropian dhe 100 për qind përputhshmëri me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Ajo e renditi gjithashtu vendin ndër më të suksesshmit në reformat evropiane dhe në zbatimin e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Siljanovska-Davkova ngriti pikëpyetje edhe mbi parimet evropiane, duke iu referuar detyrimit të një shteti për të ndryshuar kuadrin e tij të brendshëm ligjor për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje historike. “Kjo ngre pyetje serioze për qëndrueshmërinë e parimeve evropiane. Neni 4(2) i Traktatit të BE-së e detyron Bashkimin të respektojë barazinë e Shteteve Anëtare dhe identitetet e tyre kombëtare, të shprehura në strukturat e tyre themelore politike dhe kushtetuese. Megjithatë, në rastin tonë, një ndryshim kushtetues i kushtëzuar nga një mosmarrëveshje historike dypalëshe paraqitet si test i kapacitetit tonë demokratik”, tha ajo.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş