Një shtetas turk është privuar nga liria pasi u kap me letra të falsifikuara për automjetin që po ngiste. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se rasti u zbulua gjatë kontrollit në kufi.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2026, rreth orës 15:50, në vendkalimin kufitar Deve Bair. Policia ndaloi shtetasin D.A., 37 vjeç, nga Turqia, teksa përpiqej të hynte në vend. Gjatë procedurës, u konstatua se ai kishte paraqitur një karton të gjelbër të falsifikuar për një kamion tip “Mercedes” me gjysmërimorkio, i cili mbante targa turke.
Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet njoftuan menjëherë prokurorin publik. Sipas njoftimit të MPB-së, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihen padi përkatëse.
