Sela dhe Aziri takohen me Kurtin në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, së bashku me kryetarin e Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, zhvilloi sot në Prishtinë një takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet politike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajon, si dhe sfidat që ndajnë të dyja vendet. Në takim u diskutuan gjithashtu çështje me rëndësi kombëtare dhe tema që lidhen me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ziadin Sela nënvizoi se krijimi i institucioneve është thelbësor për vijimin e proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën, si në planin e zhvillimeve të brendshme, ashtu edhe në rrugën e integrimit. Në këtë kuadër, ai përshëndeti dhe inkurajoi dialogun me opozitën, si dhe pjekurinë politike e shtetformuese të partive politike.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua situatës politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Lidhjes Shqiptare i përcolli Kurtit shqetësimet për përpjekjet që, sipas tij, synojnë të zbehin edhe ato pak të drejta kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Sela u interesua gjithashtu për ecurinë e projekteve infrastrukturore, veçanërisht për rrugën Shkup-Bllacë dhe aksin Tetovë-Prizren.

Procesi euro-integrues u cilësua si vendimtar për të ardhmen e vendeve tona dhe si e vetmja rrugë, pa alternativë tjetër. Sipas vlerësimit të përbashkët, forcimi i bashkëpunimit mes palëve do të ndihmojë në lehtësimin dhe përshpejtimin e këtij procesi./INA/


Shtuar 3.08.2026 15:05

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio