Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 07:30 janë evidentuar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Nga bilanci i raportuar, dy vatra mbeten aktive, pesë janë vendosur nën kontroll, ndërsa 24 zjarre janë shuar.
Vatrat aktive ndodhen në fshatin Graçan të Komunës së Gjorçe Petrovit, ku flakët janë përhapur edhe në territorin e Kosovës, si dhe në zonën Kajorec, pranë fshatit Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit.
Zjarret nën kontroll janë regjistruar në Strugë, Saraj, Çuçer-Sandevë, Kratovë dhe Dellçevë. Vatrat e tjera të përfshira në raportim janë shuar.
