Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar nga policia pas një konflikti fizik me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduard Kuçi.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se këngëtari Joz Marku, ka përfunduar në pranga ditën e sotme, në zonën e Kombinatit.
Të lidhura
None found
Ngjarja vjen pas një përplasjeje të bërë virale në rrjetet sociale, ku dy personazhet shfaqen duke u konfrontuar fizikisht.
Sipas raportimeve, konflikti dyshohet se ka nisur pas disa deklaratave të bëra nga Eduard Kuçi në rrjetet sociale, ku ai kishte ofenduar Markun dhe e kishte kërcënuar me hakmarrje në rast se këngëtari do të shkonte në Kosovë.

Pak kohë më vonë, dy ish-banorët janë përballur rastësisht në rrugë, ku debati verbal ka përshkallëzuar në konflikt fizik.
“Ulu në gjunjë dhe kërko falje! Mos e zgjat”, raportohet se ka thënë Joz Marku në videot e dhunës ndaj Eduard Kuçit që u bënë virale.
Në pamjet e publikuara në rrjet shihet Joz Marku, duke goditur disa herë Eduard Kuçin, ndërsa i kërkon llogari për deklaratat dhe kërcënimet e bëra më herët.

