Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 27 zjarre në vend. Prej tyre, 16 janë shuar, nëntë vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa dy janë vënë nën kontroll.
Të lidhura
None found
Vatrat aktive janë raportuar në Komunën e Studeniçanit, pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber; në Komunën e Makedonski Brod, pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol e Llokvicë; si dhe në Komunën e Kërçovës, pranë fshatit Tajmishte dhe lokalitetit Darda.
Zjarre aktive ka gjithashtu në Komunën e Likovës, pranë fshatit Nikushtak, në Komunën e Krushevës, pranë fshatrave Belushino dhe Jakrenovë, në Komunën e Vrapçishtit, pranë fshatit Llomnicë, si dhe në Komunën e Zelinës, pranë fshatit Cerovo.
Lista e zonave me zjarre aktive përfshin edhe Komunën e Tetovës, pranë fshatit Brodec, dhe Komunën e Prilepit, pranë fshatit Bonçe.
Nën kontroll ndodhen zjarri në deponinë e mbeturinave në Dellçevë dhe vatrat pranë fshatrave Çanishte, Krushevicë, Lopaticë dhe Dunje të Prilepit, në drejtim të Crna Rekës.
