Qeveria prezanton programin për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nën moton “25 vjet dhe përtej

Programi i aktiviteteve për 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit është bërë publik nga zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi. Përvjetori i këtij viti do të zhvillohet nën moton “25 vjet dhe përtej”.

Të lidhura

None found

Sipas Azizit, shënimi i kësaj date do të jetë një mundësi për të analizuar rezultatet e arritura gjatë 25 viteve të kaluara, por edhe për të debatuar mbi të ardhmen e vendit, perspektivën e brezit të ri dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Pse përtej? Sepse do të fillojmë të shikojmë çfarë na pret përtej 25 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Do të shohim cila do të jetë ardhmëria e fëmijëve tanë, e rinisë sonë dhe cila do të jetë rruga që do ta trasojmë drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh Azizi.

Programi parashikon zhvillimin e tre paneleve, në të cilat do të marrin pjesë figura të njohura të jetës politike nga Maqedonia e Veriut dhe jashtë saj. Diskutimet do të përqendrohen te Bashkimi Evropian, kohezioni, pushteti lokal, decentralizimi, paqja e qëndrueshme dhe Marrëveshja e Ohrit.

Zëdhënësja e Qeverisë theksoi se përmes këtyre diskutimeve synohet të krijohet një tablo më e qartë për çfarë e pret vendin gjatë 25 viteve të ardhshme, pa lënë mënjanë rrugëtimin dhe punën e realizuar në çerekshekullin e fundit.

“Me këto panele do të mundohemi të nxjerrim të gjitha ato pika që do të na japin një vizion se çfarë na pret në 25 vitet e ardhshme, duke përkujtuar edhe të kaluarën dhe atë që kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve”, deklaroi Azizi.

Si aktivitet i dytë është planifikuar manifestimi qendror te Ura e Gurit në Shkup, i cili do të organizohet nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e drejtuar nga ministri Agon Ferati, dhe Qeveria. Në program përfshihen performanca, veprimtari kulturore-artistike dhe fjalime protokollare, ndërsa pritet të jetë i pranishëm edhe trupi diplomatik.

Shënimi i përvjetorit do të përfshijë gjithashtu një seancë solemne në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali.


Shtuar 12.08.2026 17:58

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombankobet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet