Sipas raportimeve të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, lëvizja e automjeteve në të gjithë territorin po kryhet normalisht, me rrugë të thata dhe pa vështirësi.
Të lidhura
None found
Autoritetet bëjnë me dije se jashtë zonave të banuara trafiku është me ngarkesë mesatare, por pa ndonjë bllokim.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si për dalje ashtu edhe për hyrje, momentalisht nuk raportohen radhë të zgjatura, theksojnë nga LAMM.
Gjithashtu, nga ky institucion u rekomandohet drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar me shpejtësinë, sidomos në sektorët malorë dhe luginat e thella, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të materialeve nga shpatet.
