Në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet në “Idrizovë”, procesi për zjarrin në diskotekën “Puls” vazhdoi me paraqitjen e provave materiale nga Prokuroria. Nga kjo tragjedi humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë mbetën të lënduar.
Të lidhura
None found
Gjatë seancës, Prokuroria prezantoi materiale që kanë të bëjnë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT). Sipas paralajmërimit, në seancën e ardhshme, e caktuar për më 6 korrik, do të paraqiten listat e komunikimeve telefonike, me çka nga provat materiale të prokurorisë do të mbeten vetëm ekspertiza e ndërtimit dhe dëshmia e personave ekspertë, ndërsa më pas do të vazhdojë paraqitja e provave nga mbrojtja.
Prokuroria e vazhdoi paraqitjen e provave duke lexuar vetëm titujt e tyre, ashtu siç figurojnë në listën e provave. Mes tyre ishin raportet e kontrollit, konfirmimi i sendeve të sekuestruara përkohësisht nga MPB-së, shkresat, njoftimet dhe raportet nga SPB-së Shtip, raportet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si edhe rastet nga ISHT-së për Klasik DM dhe MMMM Kafe, urdhrat për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe raportet nga inspektimet e realizuara nga ISHT-ja.
Pas prezantimit të këtyre provave, mbrojtja paraqiti një varg vërejtjesh. Ato kishin të bënin me pjesë të procesverbaleve dhe raporteve të ISHT-së, me mangësi në raporte, licenca dhe ankesa, si dhe me çështjen se kush i ka nënshkruar ato dhe nëse janë nënshkruar.

