Një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi janë ndaluar nga policia pas një konflikti fizik në Çair, ku tre persona u plagosën me thikë.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja është regjistruar më 31 gusht, rreth orës 22:00, në territorin e Çairit.
Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, më 01.09.2026, ka privuar nga liria B.I. (19) dhe të miturin 13-vjeçar, të dy banues në Shkup. Ndalimi është kryer pas raportimit për përleshjen e ndodhur më 31.08.2026, rreth orës 22:00, në territorin e Çairit.
Nga të dhënat e policisë, konflikti është zhvilluar mes dy personave në njërën anë dhe I.Z. (19), 13-vjeçarit të ndaluar dhe një 16-vjeçari, të gjithë nga Shkupi, në anën tjetër.
Gjatë përleshjes, 13-vjeçari dyshohet se ka përdorur thikë dhe ka shkaktuar plagë shpuese te tre personat e palës tjetër.
I.Z. dhe 13-vjeçari kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 16-vjeçari është dëmtuar trupërisht.
Pas ngjarjes, policia ka kryer këqyrjen e vendit, ndërsa për nevojat e procedurës së mëtejshme janë marrë tri thika, një shkop gome dhe sende të tjera.
MPB ka bërë të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup do të dorëzohet kallëzim penal.
