Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës u paraqitën të martën në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar që të vijojë seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Të lidhura
None found
Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e funksionalizimit të Kuvendit, duke e akuzuar se ka cenuar demokracinë në vend.
Hoxhaj deklaroi se Kosova ndodhet në gjendjen më të rëndë që prej vitit 1999.
Ai tha se vendi po përballet vazhdimisht me shkelje të Kushtetutës dhe të parimeve të sundimit të demokracisë, duke theksuar se një situatë e tillë nuk është parë që nga viti 1999.
