OBRM-PDUKM, përmes një kumtese, ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se edhe pasi kanë kaluar në opozitë nuk po japin kontribut në proceset reformuese, por me veprimet e tyre po vazhdojnë të bllokojnë ligjet që janë pjesë e agjendës së reformave.
Nga kjo parti thonë se LSDM dhe BDI duhet ta kuptojnë qartë se bëhet fjalë për reforma që janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit, e jo për çështje politike.
Të lidhura
None found
“Për këtë shkak, me këto veprime, LSDM dhe BDI nuk ia mendojnë mirë Maqedonisë dhe këtë qytetarët e dinë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Më tej, ata theksojnë se këto dy parti kanë qenë në Qeveri për 7 vite dhe, sipas tyre, nuk kanë realizuar asnjë reformë.
“Në vend se të kontribuojnë në realizim më të shpejt të reformave, LSDM dhe BDI zgjedhin bllokimet politike”, deklarojnë nga partia e Mickoskit./Telegrafi/
