NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup njofton se uji për pije në kryeqytet është i sigurt dhe plotëson të gjitha standardet ligjore të cilësisë.
Të lidhura
None found
Gjatë periudhës 24–27 gusht të këtij viti, Sektori për Kontroll Sanitar ka mbledhur 164 mostra për ekzaminime fiziko-kimike dhe po aq, 164 mostra, për analiza mikrobiologjike. Mostrat janë marrë në 45 pika matëse në territorin e Shkupit.
Ndërmarrja bën të ditur se rezultatet e analizave tregojnë që të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat lidhur me sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
