Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave njoftoi se në periudhën nga 1 korriku deri më 31 gusht do të jetë në fuqi ndalesa e lëvizjes në pyje.
Ky vendim është marrë pas kërkesës së NP “Pyjet Nacionale” dhe në pajtim me Ligjin për pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret në hapësira të hapura.
Të lidhura
None found
Ndalimi do të zbatohet gjatë gjithë ditës, nga ora 00:000 deri në ora 24:00, në të gjitha zonat që administrohen nga kjo ndërmarrje publike.
Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm për personat që kanë leje të lëshuar nga NP “Pyjet nacionale” dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ministria sqaruan se kjo ndalesë nuk përfshin park-pyjet, siç janë parqet nacionale dhe Vodno.
