Studimi: Shumë të rritur postojnë online me shpresën që t’i vërejë ish-partneri

Ndarjet sentimentale shpesh i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të pazakonta. Shumë vetë do ta pranonin, edhe me pak siklet, se kanë kontrolluar ish-partnerin në Spotify vetëm për të kuptuar çfarë muzike po dëgjonte, si një mënyrë për të ndier ende një lloj afërsie. Po ashtu, nuk mungojnë as historitë në Instagram të publikuara me mendimin se ish-i mund të shohë sa mirë po ecën jeta pa të.

Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, nuk jeni vetëm. Një anketë e fundit e zhvilluar nga aplikacioni Hint tregon se shumica e të rriturve vazhdojnë ta imagjinojnë ish-partnerin si vëzhgues të jetës së tyre edhe pasi lidhja ka marrë fund, shkruan Vice.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të sondazhit, 74% e pjesëmarrësve kanë menduar se si do të reagonte ish-i i tyre ndaj një vendimi të rëndësishëm jetësor, ndërsa 68% kanë imagjinuar çfarë do të mendonte ai ose ajo për një sukses personal. Po ashtu, 59% thanë se kanë publikuar diçka në internet me shpresën se ish-partneri do ta shihte, ndërsa 52% pranuan se një arritje e kanë ndjekur pjesërisht edhe për t’i lënë mbresë një ish-i.

Megjithëse orientimi i vendimeve të jetës sipas perceptimit të një ish-partneri nuk konsiderohet zgjedhja më e shëndetshme, një sjellje e tillë mbetet më pak problematike sesa ndjekja pas ose përgjërimi i vazhdueshëm për një mundësi të dytë.

Pasi dikush ka qenë pjesë e jetës sonë për muaj apo vite, është krejt normale që ai person të zërë një vend të rëndësishëm në rutinën e përditshme dhe në mënyrën si marrim vendime. Fundi i një lidhjeje mund të shoqërohet edhe me simptoma të ngjashme me varësinë. Partnerët shpesh bëhen shokët tanë më të afërt dhe mbështetja më e fortë, ndaj është e kuptueshme që vazhdojmë të kemi dëshirë të ndajmë me ta momentet më të rëndësishme. Ky është një zakon që nuk zhduket lehtë.

Kjo mund të ndihmojë për të kuptuar pse 48% e të anketuarve thanë se e përfytyrojnë ish-partnerin si njeriun e parë me të cilin do të ndanin një arritje të madhe, në vend të dikujt nga jeta e tyre e tanishme. Sipas studimit, imagjinata shpesh i mban njerëzit të lidhur me ish-partnerët edhe kur kontaktet kanë ndërprerë, duke krijuar kështu një “audiencë të imagjinuar” dhe duke vepruar sikur jeta po jetohet për vëmendjen e tyre.

“Në shumë raste, njerëzit nuk po përpiqen të pajtohen me ish-partnerët e tyre”, shpjegon Kirill Liakh, drejtor i aplikacionit Hint. “Në fakt, ata po përpiqen ta portretizojnë veten në një dritë të re për personin që dikur kishte autoritet emocional mbi ta.”

Rrjetet sociale, ndërkaq, e vështirësojnë edhe më shumë këtë proces. Vëzhgimi i vazhdueshëm i jetës së një ish-i ushqen kureshtjen dhe krijon një ndjenjë të rreme lidhjeje, e cila mund të mos ekzistojë më në realitet. Sipas anketës, 61% e të pyeturve besojnë se mediat sociale e bëjnë më të vështirë shkëputjen përfundimtare emocionale nga ish-partneri.

“Njerëzit shpesh e mendojnë kapërcimin e një ndarjeje si një mënyrë të pastër emocionale, por kujtesa rrallë funksionon kaq mirë”, thotë Liakh. “Një ish-partner mund të zhduket nga jeta e përditshme e dikujt dhe të mbetet ende një masë me të cilën një person gjykon ndryshimet e veta.”

Kjo vërehet sidomos në platforma si Instagram dhe Snapchat, ku është shumë e lehtë ose të ndjekësh ish-partnerin, ose të publikosh përmbajtje duke menduar posaçërisht për të. Le të jemi të sinqertë: sa herë është postuar një foto nga një takim, një selfie seksi apo lajmi për një sukses, me shpresën e fshehtë që ish-i ta vërë re? Ndoshta kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme e publikimit, por pa dyshim ka shërbyer si shtysë shtesë.

Shumë njerëz nuk do ta pranojnë hapur se kanë vepruar kështu, ndërsa disa mund të mos jenë as plotësisht të vetëdijshëm për motivet e tyre. Edhe pse ka nga ata që ndoshta e kanë lënë pas këtë sjellje, mbetet krejt njerëzore të kërkosh vëmendjen e dikujt që dikur ishte qendra e botës sate. Megjithatë, thelbi është që jeta të mos udhëhiqet vetëm nga dëshira për miratim prej një personi që nuk bën më pjesë në të. /Klankosova.tv


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas