Diskutimet me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit duhet të përqendrohen te shteti që synohet të ndërtohet në të ardhmen dhe jo ta rikthejnë vendin te përplasjet e së kaluarës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Të lidhura
None found
Gjatë shënimit të këtij përvjetori, Mucunski u shpreh se debati i sotëm nuk duhet të çojë sërish te viti 2001, por të japë përgjigje për modelin e shtetit që qytetarët duan të kenë në vitin 2051.
Sipas tij, mësimet e nxjerra nga e kaluara duhet të shërbejnë për ta orientuar më shumë vëmendjen drejt zhvillimit të ardhshëm të vendit.
Ministri vlerësoi se Maqedonia e Veriut tashmë ka arritur një nivel më të lartë pjekurie dhe zotëron kapacitetin e nevojshëm për t’i kapërcyer vijat e ndarjes etnike.
Ai shtoi se synimi duhet të jetë krijimi i një shoqërie të mirëfilltë qytetare, të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të shekullit XXI dhe realitetit të kohës në të cilën jetojmë.
