Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, ka folur sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e emrave të mëparshëm të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Siç përcjell “Shenja”, ai u shpreh se nuk komenton vendimet e gjykatës, por njëkohësisht theksoi se ky vendim nuk duhet parë si përfundimtar.
Të lidhura
None found
“Mendoj se kjo është fillimi i një procesi i cili do të duhet të rezultojë me vendim. Përndryshe me Bilall Kasamin në të ardhmen kemi biseduar për emra të rrugëve që janë me numër ose pa numër, që të marrin emra të njerëzve që janë meritor për Maqedoninë si shtet i pavarur dhe unë qëndroj pas kësaj, për shkak se do të ishte mirë që rruga të mos jetë me numër por të jetë me emrin e ndonjë njeriu që është meritor për shtetin e pavarur të Maqedonisë”, tha Mickoski.
